Arrestohen edhe dy persona të tjerë që dyshohen për plagosjen në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë vetëdorëzuar edhe dy të dyshuarit e tjerë për plagosjen që ndodhi disa ditë më parë në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, thuhet se dy pjesëtarë të familjes Likaj janë vetëdorëzuar rreth orës 14:40.

“Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole  (pistoletë revolver) me mbishkrim  357 MAGNUM,  me numër serik 72032 dhe dy fishekë kalibër i panjohur , për te cilën dyshohet se është përdorur”, thuhet në njoftim.

Dhe gjithsej nga gjashtë personat e kërkuar, sot të gjashtit ndodhen në ndalim.

Policia e Kosovës, më 23 maj, ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e së mërkurës në Prizren.

Sipas policisë, një person është plagosur me armë zjarri e një tjetër është lënduar me mjete të forta, pas një mosmarrëveshjeje në mes të 11 personave.

11 persona të përfshirë në rastin e plagosjes në Prizren

 

Rastin në polici e kishte njoftuar një burrë, i cili ka deklaruar bashkë me dy viktimat se është sulmuar me armë zjarri dhe mjete të forta nga tetë persona të dyshuar.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e gjashtë të dyshuarve për tentim vrasjen në Prizren

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika