Arrestohen gjashtë persona në Gjilan, policia sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se në koordinim në Doganën kanë kontrolluar shtatë lokacione të ndryshme në rajonin e Gjilanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë kontrolluar shtatë lokacione të ndryshme në rajonin e Gjilanit.

Kjo, pas informatave për tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtronin veprimtarinë e argjendtarive, me ç’rast janë arrestuar edhe gjashtë persona, që janë dërguar në mbajtje.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur e sekuestruar përkohësisht 33 kilogramë e 310 gramë ari, 14 mijë e 650 euro dhe 9720 franga zvicerane.

“Gjilan, 01.06.2024-15:00. Sektori për Hetimin e Korrupsionit i Policisë së Kosovës në koordinim me Doganën e Kosovës pas pranimit dhe verifikimit të informatës për dyshim për Tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtronin veprimtarinë argjendarive, kanë ndërmarrë veprime operacionale në rajonin e  Gjilanit duke kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: 33kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari), 14.650.00€ dhe 9.720.00 franga zvicerane. Lidhur me rasti janë arrestuar gjashtë(6) persona të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

 

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika