Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona në Mitrovicë Veri, të cilët dyshohen për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar” gjatë orëve të para të mëngjesit .
Në komunikatën për media bëhet e ditur se të dyshuarit janë përfshirë në një rast përleshje mes tyre që ka ndodhur me datë 25.02.2025 në rrugë “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht para kafenesë “Tre sheshira”. Sipas njoftimit, të arrestuarit N.N. 24-vjeçar, N.N., 26-vjeçar, A.B. 28-vjeçar, A.B. 30-vjeçar, I.R. 24-vjeçar dhe B.D. 19-vjeçar, fillimisht thuhet se i kanë ofenduar tre policët e më pas i kanë sulmuar. Të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit.
Në njoftim thuhet se të gjashtë personat kanë qenë nën ndikim të alkoolit.
“Me datë 25.02.2025 policia ka arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
1. N.N. – 24 vjeçar 1.59 ‰
2. N.N. – 26 vjeçar 1.62 ‰
3. A.B. – 28 vjeçar 1.50 ‰
4. A.B. – 30 vjeçar 1.57 ‰
5. I.R. – 24 vjeçar 1.21 ‰
6. B.D. – 19 vjeçar 1.84 ‰
Arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje mes tyre që ka ndodhur me datë 25.02.2025 në rrugë “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht para kafenesë “Tre sheshira”.
Pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen te dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtaret policor, ku tre (3) zyrtar policor kanë pësuar, lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë (6) personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.