Arrestohen gjashtë të mitur nën dyshimin për tentim vrasje në Klinë

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohen për veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.

Ngjarja ndodhi në fshatin Ujmir-Klinë, më 15 mars, rreth orës 19:45, kur Policia u njoftua për një rrahje.

Pas pranimit të informatës, forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar tetë persona të përfshirë në incident.

Dy nga të dyshuarit, që kishin pësuar lëndime të rënda nga një mjet i mprehtë (thikë), janë dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në spitalin rajonal të Pejës dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Pasi janë intervistuar nga hetuesit, gjashtë  të dyshuarit, të mitur, janë ndaluar për 24 orë me vendim të prokurorit të shtetit.

Policia po vazhdon hetimet për këtë rast.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika