Arrestohen instruktori dhe kandidati në Mitrovicë, për ryshfet në testin me shkrim të vozitjes

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë pasi njëri i ofroi para instruktorit të vozitjes për të kaluar testin me shkrim

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin për përfshirje në ryshfet lidhur me testin e vozitjes për kategorinë B, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit zyrtar, një instruktor i një autoshkolle private dyshohet se ka pranuar ryshfet nga një kandidat me qëllim të lehtësimit të procedurës për kalimin e testit me shkrim.

Gjatë hetimeve, Policia ka sekuestruar si prova materiale shumën prej 600 eurosh dhe dy telefona celularë.

” Mitrovicë / 15.01.2025. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak të dyshimit se njëri prej tyre në cilësi të instruktorit të vozitjes në një autoshkollë private ka pranuar nga i dyshuari tjetër para me qëllim të lehtësimit të procedurës për kalimin e testit me shkrim për kategorinë B të vozitjes. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 600€ (6X100) para të gatshme dhe dy telefona celularë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika