Arrestohen katër persona në Mitrovicë, të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Janë arrestuar katër kosovarë në fshatin Shipol të Mitrovicës së Jugut, nën dyshimin se më 25 shtator të këtij viti, kanë tentuar të transportojnë pesë shtetas të Jemenit të cilët dyshohet se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Katër persona janë arrestuar të dielën si të dyshuar për kontrabandë me migrantë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës ata janë arrestuar në Shipol të Mitrovicës, pasi janë zënë duke transportuar pesë shtetas të Jemenit.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda më 22.09.2024 kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit të cilët dyshohet se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së”, thuhet në raportin24-orësh të Policisë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 euro, 7300 lekë shqiptarë, 140 franga zvicerane dhe 4 automjete.

Me vendimin e prokurorit të dyshuarit thuhet se janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika