Arrestohen katër persona në Pejë, u rrahën për shkak të një borxhi të mëhershëm

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprat penale “lëndim i rëndë trupor”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “sulm” dhe “vetëgjyqësi”

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë ka arrestuar 4 persona të dyshuar për veprat penale “lëndim i rëndë trupor”, “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “sulm” dhe “vetëgjyqësi”.

Me 15 tetor 2023, rreth orës 14:40, Policia është njoftuar se në rrugën “Qerim Muriqi” në Pejë, disa persona janë përfshirë në një rrahje.

“Policia menjëherë i është përgjigjur rastit, aty është kuptuar se të dyshuarit janë rrahur par arsye të një borxhi të mëhershëm, gjatë përleshjes lëndime trupore kanë pësuar njëri nga të dyshuarit dhe viktima, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia thuhet se ka arrestuar të dyshuarit dhe gjatë intervistimit është kuptuar se njëri nga të dyshuarit posedon armë (pistoletë) dhe se ajo është sekuestruar nga Policia. Gjithashtu thuhet se është konfiskuar edhe karikatori i asaj arme dhe 25 fishekë të kalibrit 7.62mm.

Të dyshuarit thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika