Arrestohen katër persona për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona, të cilët dyshohen për dhunë në familje

Ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se i ka arrestuar katër persona në katër komuna të Kosovës, nën dyshimet për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të policisë, rasti i parë i dhunës në familje është raportuar në Komunën e Shtimes, teksa kanë bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar.

“Rreth orës 09:30 është raportuar një rast i dhunës në familje në Shtime. Sektori Rajonal i Hetimeve, konkretisht Njësia e Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin V.A (M/K) i moshës 35-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, e kishte kanosur bashkëshorten e tij M.S ( F/K) e moshës 37-vjeçare”, thuhet në njoftim.

Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Jazhincë të Shtërpcës, ku dyshohet se një grua e ka sulmuar fizikisht kunatën e saj.

“Në lidhje me këtë, policia e stacionit në Shtërpcë, Njësia e Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin M.D (F/K) e moshës 38-vjeçare,  e cila shkak i një mosmarrëveshje në familje sulmon kunatën D.D ( F/K) e moshës 73-vjeçare”, thuhet në njoftim.

Rasti i tretë është raportuar në komunën e Ferizajt, ku dyshohet se burri e ka sulmuar nënën e tij.

“Rreth orës 14:30 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën “Qazim Llugagjiu” në Ferizaj. Njësia e Dhunës në Familje, menjëherë, i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.H (M/K) i moshës 42-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, e kishte sulmuar nënën e tij SH.H( F/K) e moshës 82-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Rasti i fundit është raportuar në komunën e Kaçanikut, ku dyshohet se burri ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

“Ndërsa rreth orës 16:25, është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në fshatin Gajre të Kaçanikut. Njësia e Dhunës në Familje, menjëherë, i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin B.M (M/K) i moshës 49-vjeçar,  i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje, ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj bashkëshortës së tij Z.M( F/K) e moshës 46-vjeçare”, thuhet në njoftim.





Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika