Arrestohen katër persona të dyshuar për disa grabitje të aramatosura

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona, të dyshuar për disa grabitje të armatosura që kanë ndodhë në pompa derivatesh, markete, kryesisht në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme mbrëmë kanë arrestuar katër persona, që dyshohet se kanë kryer së paku 10 vepra të vjedhjes, të cilat janë bërë nën kërcënimin e armëve.

“Personat e dyshuar: F.M, mashkull, 34 vjeç F.M, mashkull, 32 vjeç, A.S, mashkull, 34 vjeç dhe  XH.S, mashkull, 41 vjeç, janë arrestuar në Stacionin e Autobusëve, derisa po tentonin të largoheshin nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshirë në rastet e grabitjeve, që kanë ndodhë në pompa derivatesh, markete kryesisht në rajonin e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Personat e dyshuar pas intervistimit nga ana e hetuesve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika