Arrestohen katër persona të dyshuar për kultivim dhe trafikim me narkotik

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten ka arrestuar katër persona, dy në Gjilan dhe dy të tjerë në Han të Elezit, pasi janë të dyshuar për kultivim dhe trafikim me narkotik

Ilustrim

Janë arrestuar dy persona në Gjilan dhe dy të tjerë Han të Elezit, pasi janë të dyshuar për kultivim dhe trafikim me narkotik.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në njoftimin tyre zyrtar, ku thuhet se në rastin e parë hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjilan, në ora 09:30 ka kontrolluar objektet e dy të dyshuarve, me inicialet L.K., (viti i lindjes 1999, mashkull, kosovar) dhe M.K., (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar).

Sipas, njoftimit të tyre gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova, substancë narkotike-marihuanë me peshë prej 121.2 gram, nëntë bimë kanabis–sativa, një armë gjahu dhe 159 copë fishekë.

Foto PK

Dy të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Ndërsa në rastin e dytë, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Ferizaj, pas pranimit të një informate se në një shtëpi banimi në fshatin Paldenicë –Hani i Elezit është duke u kultivuar kanabis-sativa, kanë realizuar kontroll në atë lokacion.

“Gjatë kontrollit është gjetur një laborator i improvizuar në të cilin kishin qenë duke u kultivuar bimët kanabis-sativa”, thuhet më tej në njoftimin e tyre.

Foto PK

Ndërsa, si prova materiale janë konfiskuar 26 bimë kanabis-sativa dhe janë sekuestruar disa pajisje që janë përdorur në atë laborator.

Lidhur me këtë, policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar, me inicialet A.B., (viti i lindjes 2003, mashkull, kosovar) dhe A.B., (viti i lindjes 1996, mashkull, kosovar)

Gjithashtu, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika