Arrestohen katër personat që sulmuan dhe kanosën fizikisht të riun në Pejë

Policia e Kosovës, përmes një Komunikatë për Media, ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët ishin shfaqur në një videoincizim duke sulmuar fizikisht dhe kanosur një të ri në rajonin e Pejës

Ilustrim





Policia e Kosovës, të mërkurën e 19 tetorit, ka njoftuar se ka arrestuar katër personat, të cilët para disa ditësh, janë shfaqur në një videoincizim duke ushtruar dhunë fizike ndaj një personi tjetër në qytetin e Pejës.

Rasti ka ndodhur më 7 tetor rreth orës 12:20, dhe është raportuar në Stacionin Policor në Pejë. Pas angazhimeve, hetuesit policorë më datën 15 tetor e kanë siguruar videoincizimin, dhe përmes tij, janë identifikuar personat që kanë ushtruar dhunë fizike.

Personat të cilët shihen se kanë ushtruar dhunë janë arrestuar dhe kanë inicialet L.M., T.M., S.B., E.A.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit të të dyshuarve, me urdhër të Prokurorit, tre prej tyre u është caktuar masa e ndalimit, ndërsa personi i katërt që është i mitur është liruar në procedurë të rregullt.

“Pas intervistimit, me urdhër Prokurorit kompetent tre të dyshuarve me numër rendor (1, 2 dhe 3) u është caktuar masa e ndalimit, përderisa i dyshuari i katërt i mitur (nr. 4) është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika