Arrestohen katër të dyshuar në Podujevë, sekuestrohet një armë

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacioni policor i Podujevës, ka kryer një operacion bastisjeje në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës, me ç'rast kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojë një armë autokatike

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Katër persona janë arrestuar të dielën e 16 korrikut në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës, dhe është sekuestruar një armë.

Sipas policisë, operacioni rezultoi pas marrjes së informatës për të shtëna me armë zjarri në atë zonë.

“Sot rreth orës 08:00, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht stacioni policor i Podujevës, ka kryer një operacion bastisjeje në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës, me ç’rast kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojë një armë autokatike”, thuhet në njoftim.

No photo description available.

Policia sqaron se ndaj të dyshuarit RR. Z, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndërkaq ndaj të dyshuarve; B. Z, 20 vjeç, M. H 23 vjeç, dhe Rr. H, 57 vjeç, të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës,  me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Vetëgjyqësia”.

“Të dyshuarit, pas arrestimit,  me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, vijon njoftimi i policisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika