Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 2 qershor në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë.
Hetuesit kanë finalizuar punën e tyre këtë të enjte, duke identifikuar dhe siguruar prezencën e personave të dyshuar pas veprimeve operative.
Personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes pasi janë intervistuar nga prokurori.
Njëri prej tyre është i dyshuar edhe për armëmbajtje pa leje, pasi është sekuestruar një armë zjarri.