Arrestohen katër të dyshuar për tentim vrasje në Rahovec

Në Rahovec, katër persona janë arrestuar nën dyshimin e përfshirjes në një rast vrasjeje në tentativë, të ndodhur mbrëmjen e 24 shkurtit. Dy prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre, janë konfiskuar një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë

Foto ilustruese

Katër persona janë arrestuar të dielën në Rahovec, nën dyshimin se janë të përfshirë në një rast vrasjeje në tentativë.

Nëpërmjet raportit 24-orësh, policia ka njoftuar të hënën se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së 24 shkurtit, ndërsa dy prej të dyshuarve janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Pas hetimeve intensive lidhur me rastin, me 25.02.2024 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë dhe Armëmbajtje pa leje”. Në vendin e ngjarjes  janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti mbetet nën hetime.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika