Arrestohen katër të dyshuar, sulmuan fizikisht një punëtor të burgut

Katër të dyshuar janë arrestuar sepse e kanë sulmuar fizikisht një punëtor të burgut. Bazuar në raportin 24-orësh të policisë, kjo ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në Prishtinë

Ilustrim

Janë arrestuar katër të dyshuar sepse të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht një punëtor të burgut.

Rasti mësohet të ketë ndodhur në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme në orën 03:20.

Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë / 08.04.2024 – 03:20. Janë arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që në bashkëveprim e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (punëtor i burgut). Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika