Arrestohen rreth 25 zyrtarë policorë në Vërmicë, dyshohen për marrje ryshfeti

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, gjatë një aksioni të koduar si “Pika2”, kanë arrestuar 25 zyrtarë policorë të dyshuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Që në orët e hershme të mëngjesit, IPK ka njoftuar për aksionin ku dyshohet se një numër i zyrtarëve policorë, kanë kryer veprat penale marrje e ryshfetit dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare.

“Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Aksioni i IPK-së është duke vazhduar ende.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika