Arrestohen nëntë persona për keqpërdorim të pozitës dhe për mashtrim, dëmi i tyre arrin 300 mijë euro

Në një njoftim të Prokurorisë Themelore thuhet se janë arrestuar nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’. Të cilët me veprimet e tyre dyshohet si kanë shkaktuar dëme Komunës së Lipjanit në vlerë rreth treqind mijë euro

Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë, Policia e Kosovës ka arrestuar 9 persona.

Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’ të cilët me veprimet e tyre dyshohet si kanë shkaktuar dëme Komunës së Lipjanit  në vlerë rreth treqind mijë euro.

“Prishtinë, 23 janar 2023 –  Prokuroria Themelore në Prishtinë –Departamenti për Krime të Rënda, respektivisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin publik se gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, ka arrestuar nëntë (9) persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’’ nga neni 336 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

“Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një (1) person, përgjegjës i Kompanisë në fjalë. Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth treqind mijë (300.00) euro”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika