Arrestohen Noizy dhe DJ Crax, pritet të ekstradohen në Kosovë

Noizy-Dj Crax

Tash e disa ditë Policia e Kosovës kishte shpallur në kërkim reperin e njohur Rigels Rajku, i njohur me nofkën “Noizy”.

Policia e Shtetit ka njoftuar se arrestimi i reperit Noizy dhe DJ Crax u bë nga “Fast”, ku thuhet se janë arrestuar në mesnatë në një klub nate në Shëngjin.

Në këtë komunikatë thuhet se arrestimi është bërë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Fast’. Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia ‘FAST Albania’ në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.”

“Menjëherë, ‘FAST Albania’, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor ‘Fast’, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi dhe shtetasin B. B., nga Prishtina. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë,” thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika