Arrestohen pesë persona në Mitrovicë pasi u përfshinë në një përleshje, njëri nga ta kanosi policin me vrasje

Pesë persona janë përleshur mes vete në Mitrovicë, disa prej të cilëve kanë ekspozuar edhe armë.

Në raportin 24-orësh thuhet se njëri nga të dyshuarit ka kanosur me vrasje njërin nga policët.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje.

“Pesë të dyshuarit janë arrestuar, njëri nga ta ka kanosur me vrasje njërin nga zyrtarët policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika