Të hënën e 14 nëntorit, aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, janë arrestuar pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik.
Në njoftimin e ORCA-s thuhet se në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, “ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”.
“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodh rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve.
“Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës”.