Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën mbrëma ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për vjedhje, ndërsa një person për blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale.
Shtatë personave të dyshuar u është iniciuar rast për vjedhjet që kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore në markete, ku personat e dyshuar që të gjithë janë të mitur, në bashkëveprim dyshohet se kanë vjedhur artikuj nga marketi.
Ndërsa, personit të dyshuar A.R, mashkull 23 vjeç, i janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet të cilat dyshohet të jenë të vjedhura.
“Ndaj tij është iniciuar rast për Blerje, pranim ose fshehje të sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale. Në koordinim me prokurorin e shtetit hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme policore para se rastet të procedohen më tej”, thuhet në njoftimin e policisë.