Arrestohen tetë të dyshuar në Kaçanik për pengim të personit zyrtar

Në Kaçanik, tetë persona janë arrestuar nën dyshimin se penguan disa persona zyrtarë, disa prej të cilëve kanë pësuar edhe lëndime

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Tetë persona janë arrestuar nga forcat e policisë të dielën pas mesnate, rreth orës 00:30, në Kaçanik.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, arrestimi i tyre ka ndodhur pasi këta tetë persona dyshohen për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, duke iu shkaktuar lëndime disa prej tyre.

“Tetë persona te dyshuar janë shoqëruar ne stacion pasi të njëjtit kishin penguar personat zyrtarë në kryerje të detyrës zyrtare, ku edhe ka rezultuar me lëndim të disa personave zyrtarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vendimi për dërgimin e tyre në mbajtje është marrë nga prokurori.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika