Arrestohen tre mjekë të dyshuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Tre mjekë janë arrestuar të martën e 27 qershorit, pasi dyshohen për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”.

Kjo, pasi një person ka informuar se pas lindjes së gruas së tij viktimës femër kosovare, pas disa minutave, foshnja ka vdekur, dhe ai dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku thuhet se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në IML.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pas lindjes së gruas së tij viktimës femër kosovare, pas disa minutave foshnja ka vdekur dhe ai dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar  meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika