Arrestohen tre nga gjashtë personat e shpallur në kërkim nga Policia, u vetëdorëzuan në Prizren

Janë arrestuar tre të dyshuarit për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, 'Lëndim i rëndë trupor', 'Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve' dhe 'Pjesëmarrje në rrahje'

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuarit për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, ‘Lëndim i rëndë trupor’, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, më 27 maj kishte publikuar fotografitë e personave në kërkim.

“Pas publikimit te fotove, të dyshuarit sot me datë: 28.05.2024 rreth orës 14:00 janë vete dorëzua ne sektorin e hetimeve rajonale ne Prizren. 1. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit 2. Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit 3. Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Hetuesit policorë gjatë hetimit të rastit në cilësinë e provave materiale kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllave “Cervena Zastava”,cal 9 mm dhe një karkator pa fishek, për të cilën dyshohet se është përdorur.

“Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nen hetime”,vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika