Janë arrestuar tre të dyshuar për dhunim, mundësim e detyrim në prostitucion të një gruaje në Prizren.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë.
Rasti thuhet se ka ndodhur në mes të datave 13 e 15 janar, ndërkohë që të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Viktimës thuhet se i është ofruar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.