Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona të cilët kishin sulmuar fizikisht një viktimë mashkull kosovar dhe të njëjtit gjatë arrestimit dhe intervistimit i kanë kanosur dhe kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarë policorë.
Rasti siç tregohet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ka ndodhur brenda në objektin e stacionit policor në Istog.
Rasti ka ndodhur të premten e 25 nëntorit rreth orës 21:30.
Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, gjersa nga PK njoftojnë se rasti është duke u hetuar.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & SULM- Istog 25.11.2022-21:30. Tre të dyshuar meshkuj kosovarë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtit gjatë arrestimit dhe intervistimit i kanë kanosur dhe kanë tentuar t’i sulmojnë fizikisht katër zyrtarët policorë brenda në objektin e stacionit policor. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.