Arrestohen tre persona, dyshohet se vodhën kabllo në një shkollë në Ferizaj

Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë vjedhur kabllo të instalimit elektrik në një shkollë të komunës së Ferizajt

Ilustrim

Tre persona nga komuna e Ferizajt janë arrestuar të dielën mbrëma nën dyshimet se kanë tentuar të vjedhin kabllo të instalimit elektrik në shkollën e mjekësisë e cila është në ndërtim e sipër.

Në njoftim thuhet se me të marrë informatën i kanë marrë menjëherë veprimet e duhura dhe i kanë zënë të dyshuarit në flagrancë.

Vlera e dëmit sipas ankuesit përllogaritet të jetë 20 mijë euro.

“Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe në flagrancë kanë kapur tre persona të dyshuar të cilët ishin duke vjedhur kabllo të instalimit elektrik të objektit”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika