Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona, të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme dhe “posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve”.
Të arrestuarit të parë gjatë bastisjeve Policia i ka gjetur dhe konfiskuar konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të ndryshme narkotike si: kokainë, ekstazi, hashash, marihuanë, disa qese plastike, para të gatshme, dhe pajisje tjera.
Ndërsa dy të tjerëve, të dyshuar për “posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve” iu është konfiskuar një sasi e drogës, dy peshore digjitale, dhe një çantë me qindra lloje të ndryshme për paketim të narkotikëve
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
“Policia e Kosovës, konkretisht njësia e antidrogës në Prishtinë paraprakisht kanë pranuar informata relevante se i dyshuari m/k me iniciale (L.H.) është duke u marr me aktivitete të kundërligjshme/shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme, kryesisht në qytetin e Prishtinës.
Pas një pune hetimore dhe operative gati njëmujore në teren, antidroga e PK-së, dje më datë 16.12.2023, rreth orës 20:00, ka realizuar një plan taktik policor, me ç ‘rast është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari I lartcekur me iniciale dhe gjatë operacionit të bastisjeve në trup dhe lokacionet e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të ndryshme narkotike si: kokainë, ekstazi, hashash, marihuanë, disa qese plastike, para të gatshme, dhe pajisje tjera.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa njësitet kompetente dhe ato të forenzikës rajonale në Prishtinë kanë kryer proceduarat e vend shikimit, fotografimin dhe evidentimin e provave materiale për procedurë të mëtejme hetimore.
Gjithashtu me 16.12.2023, rreth orës 21:30, Policia e Kosovës përmes veprimeve operacionale taktike ka identifikuar dhe arrestuar edhe dy persona të tjerë nën dyshimin për “posedim dhe shitje të pa autorizuar të narkotikëve” është konfiskuar një sasi e drogës, dy peshore digjitale, dhe një çantë me qindra lloje të ndryshme për paketim të narkotikëve, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit”, thuhet në njoftim e PK-së.