Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Lipjan, të dyshuar për detyrim në prostitucion në bashkëkryerje.
Njëri nga personat e dyshuar është e gjinisë femërore.
Rasti është inicuar si “Mundësim apo detyrim në prostitucion në bashkëkryerje”.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar, një femër dhe dy meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.