Tre persona janë arrestuar të hënën në komunën e Prishtinës, nën dyshimet se janë marrë me prostitucion.
“Janë arrestuar tre të dyshuar kosovar nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë, ata dyshohen për mundësim apo detyrim në prostitucion si dhe ofrim të lokaleve për veprën e lartcekur.