Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona, të cilët janë përfshirë në një rrahje në komunën e Podujevës.
Sipas njoftimit, është lënduar një person i cili ka marrë trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Mbrëmë rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në Podujevë, ku kanë qenë të përfshirë tre persona. Në këtë rast është lënduar një person, i cili ka pranuar trajtim të nevojshëm mjekësor. Lidhur me rastin, sot rreth orës 01:00, në stacion policor janë shoqëruar tre personat e përfshirë, të cilët pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të prokurorit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për veprat sulm dhe lëndim trupor”, thuhet në njoftimin e policisë.