Policia e Kosovës, pas një operacioni ne qytetin e Obiliqit ka arritur pasditën e së martës, të arrestojë tre persona të cilët dyshohej se shisnin dhe blinin në mënyrë të paautorizuar substanca narkotike.
Në raportin e dërguar nga Policia e Kosovës tregohet se tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtëmbëdhjetë mijë e tre qind e shtatëdhjetë e tre euro e katër dhjetë cent (16373.4 € ), një veturë me targa vendore, dy revole, dy karikator, njëzet e shtatë fishek, dy telefona celularë, një palë dylbi, një këllëf të revoles, njëzet franga zvicerane dhe një qese me dhjetë gram substancë narkotike, kokainë.
“Tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: 16373.4 € (gjashtëmbëdhjetë mijë e tre qind e shtatëdhjetë e tre € e katër dhjetë cent), 1 (një) veturë me targa vendore, 2 (dy) revole, 2 (dy) karikator, 27 (njëzet e shtatë) fishek, 2 (dy) telefona celularë, 1 (një) palë dylbi, 1 (një) këllëf të revoles, 20 (njëzet) CHF dhe 1 (një) qese me 10 (dhjetë) gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë”, shkruhet në raportin e policisë.
Policia gjithashtu ka njoftuar se të dyshuarit me vendimin e prokurorit, pas procedurës së intervistimit janë dërguar në mbajtje.