Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda, në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve të DRP- Prizren dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Prizren, kanë realizuar një operacion policor në kuadër të një urdhri kontrolli të lëshuar nga gjykata.
Gjatë këtij operacioni policor, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.
Në njoftimin e policisë thuhet se në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme.
“Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij. Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga PTh- Prizren, ndalohen për 48 orë,” thuhet në njoftim.