Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar tre persona të shpallur në kërkim, dy në Prishtinë dhe një në Podujevë.
Në fshatin Dobërdol të Podujevës është arrestuar i dyshuari-kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në Smrekonicë.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-dega në Podujevë, është arrestuar i dyshuari-kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në Smrekonicë”, thuhet në raportin e Policisë.
Në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë është arrestuar e dyshuara-kërkuara femër kosovare dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Lipjan.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara-kërkuara femër kosovare dhe e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Lipjan”, thuhet në raportin e Policisë.
Në rrugën B në Pristhinë është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimin”, thuhet në raportin e Policisë.