Hetuesit e antidrogës nga rajoni i Prishtinës të asistuar nga njësiti i antidrogës në Prizren pas hetimeve disa mujore të rastit të koduar me emrin “Bardhoshi-2″, të shtunën e 29 tetorit, rreth orës 16:30, në fshatin Reshtan të Suharekës, kanë ndaluar veturën e dyshuar të tipit Mercedes. Në këtë veturë ishin të dyshuar personat me iniciale K.P. dhe D.K.
“Pas kontrollit të automjetit në cilësi të provës material janë gjetur dhe sekuestruar: 30.3 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, 768.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, dy telefona celular, një mulli (grinder) i cili përdoret për bluarje të marihuanaës dhe të holla me vlerë 43.10 euro”, thuhet në njoftim.
Pastaj janë kontrolluar objektet e banimit dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve në rrugën “Muharrem Fejza”, në rrugën”Ahmet Gashi” dhe në rrugën ”Muhamet Çame.
Nga kjo kontrollë janë sekuestruar një mijë e 525.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanaë, një armë zjarri me gaz, një peshore digjitale dhe 160 euro para kesh të dyshuara të jenë falco.
“Në rr.”Muhamet Qame” në vendbanimin (banesën) e të dyshuarit (E. H.) janë sekuestruar; 711.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana, një peshore digjitale dhe një telefon celular”, vijon njoftimi.
Ndërsa në rrugën ”Ahmet Gashi”, në banesën e të dyshuarit (K. P.) janë sekuestruar: 688.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanaë, një tabletë narkotike e dyshuar e llojit EXTASY, dy peshore digjitale, një armë e gjatë AK 47 me dy karrikator dhe 38 fishekë, një armë e gjatë (pushkë) me 5 fishekë dhe 11 fishekë tjerë e të tjerë.
Po ashtu në njoftim thuhet se gjatë këtij operacioni policor në cilësi të provave materiale janë gjithsej janë gjetur dhe sekuestruar 3693.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 105.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një tabletë e dyshuar për narkotik të llojit “EXTASY”.
Në këtë operacion policor u sekuestruan dhe tri armë zjarri, dy karikatorë, 54 fishekë, 1993.10 euro, 200 lek, 30 franga, 30 funta, një dollar, tre telefona celular, një veturë, gjashtë peshore digjitale dhe tre mullinjë grindera.
“Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kompetent tre personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për proceduar të mëtejme ligjore”.