Arrestohen tre persona të shpallur në kërkim, një në Kaçanik dhe dy të tjerë në Han të Elezit

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se janë arrestuar tre persona që ishin shpallur në kërkim, një në fshatin Begracë të Kaçanikut dhe dy të tjerë në Han të Elezit

Fotoilustrim

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës njoftohet se janë arrestuar tre persona që ishin shpallur në kërkim.

Arrestimi i personit të parë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Begracë të Kaçanikut, dhe mësohet se personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës-Hajvali.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës-Hajvali”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Han të Elezit dhe janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

“Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet tutje në raport të Policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika