Arrestohen tre serbë të dyshuar për mashtrim në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale 'mashtrim' në Klinë. Policia njoftoi se ankuesi që është paraqitur në Polici ka thënë që disa persona kanë pasur qëllim për të pranuar një shumë të parave nga një anëtarë i një organizate humanitare në Zvicër në emër të vëllait i cili është i burgosur në Serbi

Policia e Kosoves/ Foto: Visar Loku

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “mashtrim” në Klinë. Policia njoftoi se ankuesi që është paraqitur në polici ka thënë që disa persona kanë pasur qëllim për të pranuar një shumë të parave nga një anëtar i një organizate humanitare në Zvicër, në emër të vëllait i cili është i burgosur në Serbi.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se personat e dyshuar “kanë grumbulluar edhe më herët një shumë të parave për ta ndihmuar vëllain e ankuesit, i cili është i burgosur në Serbi”.

Pas intervistimit, të të dyshuarve në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit, u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika