Arrestohen tre sulmuesit në depon e armëve në Gramsh, dy ushtarë në spital

Policia e Shtetit shqiptar ka njoftuar për arrestimin e dy shtetasve rusë dhe një ukrainas, të cilët sulmuan ushtarët shqiptarë gjersa po tentonin të fotografonin ambientet e zonës ushtarake në Gramsh

Vendi ku ka ndodhur ngjarja, foto nga korrespontja e Dukagjinit nga Tirana Zana Efendija Beja

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Elbasanit në Shqipëri thuhet se nga shërbimet e Uzinës Ushtarake Çekin në Gramsh, në afërsi të rrethimit të uzinës është parë një person i paidentifikuar me aparat fotografik në dorë, i cili ka tentuar t’i fotografojë ambientet e zonës ushtarake.

Në momentin që dy ushtarët që ruanin objektin, e kanë pikasur dhe i janë afruar ta ndalojnë dhe ta kapin, ai iu është kundërpërgjigjur me sprej neuroparalizues. Por, dy ushtarët që ruanin uzinën kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

“Shërbimet e Policisë me të marrë njoftim kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç, në ambientet e Komisiaratit të Policisë Gramsh, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë nga veprimet paraprake hetimore kanë marrë informacion se ky shtetas ishte shoqëruar edhe nga dy shtetas të tjerë, dhe menjëherë kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë kontrolluar zonën.

Dy nga ushtarër shqiptar të cilët janë sulmuar me sprej drejtë syve

Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin e tipit “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjec, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe  dokumentimin ligjor të saj.

Për këtë ngjarja janë angazhuar Departamenti i Policisë Kriminale dhe Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe po koordinojnë veprimet me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Dy ushtarakët e lënduar pas ndihmës së parë mjekësore janë transportuar në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika