Arrestohen tre të dyshuar në dy raste të ndara për përfshirje në vepra penale të narkotikëve

Në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe marihuanë, dhe janë arrestuar tre të dyshuar për përfshirje në veprat penale të narkotikëve

Ilustrim

Policia e Kosovës, në dy raste të ndara, në tre rajone të ndryshme, ka sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara për kokainë dhe marihuanë, si dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale të narkotikëve.

Rasti i parë ka të bëjë me operacionin policor që u zhvillua në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës.

Si rezultat i hetimeve disamujore bazuar edhe në urdhëresën me shkrim për kontroll të lëshuar nga gjykata kompetente, me datë 28 mars të këtij viti, drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë me njësitë e saj vartëse në Prizren dhe Gjakovë, si dhe në asistencë të NjRSh-së dhe Forenzikës Kriminalistike, kanë realizuar kontrolle në pronat e tre të dyshuarve meshkuj kosovarë.

Si prova materiale, gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

-Disa qese plastike me substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë (me peshë të përgjithshme 487.96 gramë);

-Dy peshore elektronike;

-Tre foli plastike;

-Një role alumini;

-Dy shirita ngjitës/izolir;

-Një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.95 gramë;

-Tre telefona mobilë;

-Një armë zjarri ( pistoletë ) me 49 fishekë;

-Një veturë me targa vendore.

Foto nga vendi i ngjarjes

Lidhur me rastin, njëri nga të dyshuarit ndodhet në arrati teksa dy nga të dyshuarit tjerë janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit me vendim mbi ndalim nga prokurori i shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Ndërsa lidhur me rastin e dytë në rajonin e Pejës; njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Pejë pas një pune operativo-hetimore në teren, me datë 28.03.2024 në Pejë ka ndaluar të dyshuarin me veturë (me targa vendore).

Ndaj të dyshuarit është kryer një kontroll rutinore me ç‘rast në një pako cigaresh i janë gjetur 3 joint (cigare e mbështjellur me Marihuanë) në peshë prej 2.3 gramësh.

Foto nga vendi i ngjarjes

Në konsultim me prokurorin është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit të lartcekur në prani të avokatit të tij, ku gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur:

-Një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 28.01 gram;

-Një grinder për përgatitje/bluarje të mariahunës;

– Gjashtëmbëdhjetë fara të llojit kanabis Sativa;

-Dy gota qelqi me një lëngë që dyshohet të jetë i llojit kanabis Sativa me peshë rreth 50ml secila prej tyre;

– Nëntë vazo të vogla të dyshuara si të mbjellura me fara të kanabis Sativa dhe

-Të holla në vlerë prej 34 mijë e 752 euro.

Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kujdestar është lëshuar vendim mbi ndalimin në afat prej 48 orësh.

Foto nga vendi i ngjarjes

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika