Arrestohen tre të dyshuar për dhunim në 24 orët e fundit, njëri lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, në dy raste të ndara, janë arrestuar tre të dyshuar për veprën penale “dhunim”.

Në raportin e Policisë, një rast i dhunimit thuhet se ka ndodhur Fushë-Kosovës më 31 janar, por i arrestuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, një rast thuhet se ka ndodhur të dielën në Prishtinë, ku dy të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika