Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje identiteti

Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se tre persona janë arrestuar nën akuzat për vjedhje identiteti, legalizim të përmbajtjes së rreme dhe deklarim të rremë

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Në një operacion të zhvilluar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë të Jugut, tre persona janë arrestuar nën akuzat për vjedhje identiteti, legalizim të përmbajtjes së rreme dhe deklarim të rremë.

Ngjarja ka filluar pas një informate të pranuar nga zyrtarët e regjistrit civil për një person rreth moshës 30 vjeçare, i cili dyshohej se kishte paraqitur të dhëna të pavërteta të identitetit.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, pas një hetimi të gjerë dhe në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), hetuesit kanë zbuluar se i dyshuari, i identifikuar si J.K., kishte siguruar një ekstrakt lindje me plotësimin e deklaratave të rreme nga persona të tjerë.

Personat në fjalë janë identifikuar si Sh.H., i lindur në vitin 1968, dhe B.D., i lindur në vitin 1986, të dy njëkohësisht të akuzuar për përfshirje në tri veprat penale.

“Pas hetimeve të zhvilluara dhe bashkëpunimin me zyrtarët e ARC-së, është krijuar dyshimi se J.K., nuk është personi me të dhëna të vërteta. I dyshuari kishte siguruar ekstraktin e lindjes me plotësimin e deklaratave të rreme nga të dyshuarit: Sh.H., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar) dhe B.D., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar). Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë, ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet: ‘vjedhja e identitetit’, ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ dhe ‘deklarim i rrem’”, thuhet në njoftim.

Rastet e tre të dyshuarve janë njoftuar autoriteteve të drejtësisë dhe atyre u është caktuar statusi i të dyshuar në kuadër të rasteve të veprave penale për vjedhje identiteti, falsifikim dokumentash dhe deklarim të rremë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe, me aktvendim nga prokurorja kujdestare, janë dërguar në mbajtje të paraburgimit për një periudhë prej 48 orësh.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika