Arrestohen tre të dyshuar për “vrasje në tentativë”

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën janë arrestuar tre persona të dyshuar për “vrasje në tentativë”

Ilustrim





Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona të dyshuar për “vrasje në tentativë”.

Në njoftimin e policisë thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, ku dyshohet se është përdorur një mjet i mprehtë ndaj viktimës, i cili më pas e ka marrë trajtimin e duhur mjekësor.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë , me ç’rast, viktima kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.

Të tre të dyshuarit, sipas policisë janë të moshës së mitur.

Ata janë: J. P, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. Z, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Policia, po ashtu, ka njoftuar se ndaj tre të arrestuarve janë iniciuar hetim për veprën penale “vrasje në tentativë”.

“Pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprën penale ‘Vrasje në Tentativë”, thuhet në njoftim.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika