Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar dhe ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike në një operacion kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Hetimet ishin realizuar në fshatin Mazgit dhe në Obiliq.
Në rezultat të kontrollit të personave dhe banesave të të dyshuarve, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të madhe të drogës, si dhe armë e para të gatshme.
“Operacioni policor kishte synim arrestimin e personave të dyshuar dhe konfiskimin e lëndëve narkotike që dyshohej se po trafikohej nga ta. Te një pikë karburantesh është arritur të arrestohet i dyshuari: V.D., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar), kurse në Obiliq janë arrestuar edhe E.A., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) dhe D.K., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftim.
Një sasi prej 672.1 gramësh marihuanë dhe 0.6 gramë kokainë, së bashku me dy peshore digjitale, një armë revole, para në shumën e 1 mijë e 940 eurove, një fletore me shënime dhe katër telefona celularë janë sekuestruar.
Vlera e lëndëve narkotike të konfiskuara llogaritet të jetë rreth 3 mijë e 600 euro.
Pas arrestimit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për një periudhë prej 48 orësh, në përputhje me vendimin e Prokurorisë.
Rasti i është njoftuar Prokurorisë për hapat e mëtejshëm ligjorë.