Tre të mitur janë arrestuar në Pejë nën dyshimin se kanë vjedhur në dy shtëpi dhe objekte përcjellëse të mërgimtarëve në Pejë.
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, njofton se të mërkurën rreth orёs 07:30, ёshtё informuar se nё fshatin Raushiq ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, ku persona tё dyshuar kanё depërtuar me forcё në dy shtёpi dhe objekte pёrcjellёse të viktimave, tё cilёt jetojnë jashtë shtetit.
Bëhet e ditur se tё dyshuarit kanё kontrolluar dhe demoluar dy shtëpitë e viktimave, nga ku kanё vjedhur vegla pune.
“Policia menjëherë iu ka përgjigjur rastit, në vendin e ngjarjes ka intervistuar dëshmitarët lidhur me kёtё rast. Pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Pejё, ёshtё arritur tё identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona tё dyshuar (tё mitur), tё njëjtit janё intervistuar nga hetuesit nё prezencën e prindërve, zyrtarit tё QPS-sё dhe avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se ka sekuestruar nga tё dyshuarit sendet e vjedhura, tё cilat pas procedurave policore do t’iu kthehen pronarëve.
“Pas intervistimit dy të dyshuar me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndёrsa i njëri nga tё dyshuarit ёshtё ndaluar pёr 24-orё”, thuhet tutje në njoftim.