Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën, më 8 maj, rreth orës 19:30 janë arrestuar dy gra, pasi janë kapur në flagrancë duke pranuar para për shërbime seksuale në një qendër për masazh në Gjilan.
Po ashtu, policia, nëpërmjet raportit 24-orësh, ka njoftuar se është arrestuar edhe pronarja sallonit e dyshuara kosovare, pasi në bashkëpunim me të dyshuarat ka kryer veprat “mundësim ose detyrim në prostitucion apo bashkëkryerje”.
“Pas implementimit të masave të veçanta është arritur te dyshimi se në një sallon masazhi është duke u zhvilluar prostitucion. Njësitë policore kanë kapur në flagrancë dy të dyshuara kosovare të cilat kishin pranuar para për shërbime seksuale”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në konsultim me prokurorin, tri të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.