Arrestohet 19-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar 19-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e rëndë të bashkëmoshatarit të tij që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Vushtrri.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka theksuar se hetuesit policorë kanë sekuestruar si prova materiale tri gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para u konfirmua se një person kishte shtënë me armë në drejtim të 19-vjeçarit A.Z., i cili u dërgua në Spitalin e Vushtrrisë, ku u konfirmua se kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, pas veprimeve hetimore, është arrestuar i dyshuari B.D., 19 vjeçar.

Gjatë arrestimit, policia i konfiskoi një pistoletë që dyshohet se është arma e krimit.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, u gjet dhe u konfiskua edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vrasjeje të rëndë.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika