Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për “Zjarrvënie” në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar për "Zjarrvënie" në Prizren

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar për “Zjarrvënie” në Prizren.

Të enjten e 30 prillit, policia ka marrë informacione se në rrugën “William Walker” në Prizren, ka ndodhur një zjarrvënie.

Nga zjarri është djegur një pjesë e një lokali afarist (dyqan lulesh), vlera e dëmit sillet rreth 5000 euro, sipas ankuesit.

Policia ka arritur të sigurojë prova dhe dëshmi e në mes e tyre edhe një videoincizim, ku shihet një i dyshuar mashkull i paidentifikuar, i cili me qëllim ia vë flakën lokalit në fjalë dhe largohet me vrap nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin, përmes policisë hetuese, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili udhëzon që të hapet rast për “Zjarrvënie”.

“Me datë 03.04.2023 rreth orës 14:00, pas një pune të suksesshme hetimore, është identifikuar dhe është i dyshuari i rastit ‘Zjarrvënie’ (A.K. 20 vjeç ) dhe me aktvendim të prokurorit, i njëjti ndalet në ndalim policor për 48 orë”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika