Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 22- vjeçar nga qyteti i Ferizajt, i cili dyshohet se më datën 23 gusht të këtij viti, nën kërcënimin e armës në një pikë karburanti i kishte vjedhur rreth 2800 euro.
Në momentin e grabitjes, sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari barte një helmetë në kokë.
“Policët hetues, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, intervistimit të disa personave, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dhe vendin e ndodhjes e tij dhe sot, në orën 00:40 të mëngjesit kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.H (M.K) i moshës 22-vjeçar, nën dyshimin se ekzistojnë prova të mjaftueshme se ka kryer veprën penale ‘Grabitja'” njofton policia.
I dyshuari është dërguar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është cilësuar si “Grabitje”.