Arrestohet 22-vjeçari në Podujevë për shantazh në rrjete sociale

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 22-vjeçar në Podujevë për shantazh në rrjete sociale

Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale shantazh. Të njëjtit i sekuestrohet një armë zjarri.

“Sot rreth orës 08:30, në stacionin policor të Podujevës, është raportuar një rast shantazh, ku dyshohet se një person ka shantazhuar viktimën (femër), me publikimin e disa fotografive në rrjete sociale”, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton se mbështetur nga njësitet policore të Rahovecit, në koordinim me prokurorin, është ndërmarrë një operacion në një fshat të Rahovecit, ku është arrestuar personi i dyshuar.

“V. K, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe është sekuestruar një armë zjarri”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, bëhet e ditur se personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika