Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar për vrasje në tentativë

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një person që ishte në kërkim për vrasje në tentativë. Sipas policisë i dyshuari është një 23-vjeçar me inicialet Z.Z.

Policia përmes një njoftimi ka bërë me dije se të njëjtit i është sekuestruar edhe një armë zjarri, të cilën në përpjekje për ta fshehur e kishte hedhur në oborrin e një shtëpie.

“Arrestimi  është realizuar dje në lagjen Arbëria, në Prishtinë, ku është sekuestruar një armë zjarri të cilën personi i dyshuar në përpjekje për ta fshehur, sapo ka vërejtur policinë e ka hedhë në oborrin e një shtëpie. Personi i dyshuar Z. Z. mashkull 23 vjeç, për të cilin rezultonte një urdhëresë aktive, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika